Edhe dy muaj paraburgim për gjashtë studentët kosovarë

0
62

Aktivistëve Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj, bën të ditur përmes një njoftimi Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim

Shteti i kapur po mban padrejtësisht në burg aktivistët që paraprakisht i kishte arrestuar teksa po kremtonin përvjetorin e 8-të të SKV-së, siç thuhet në njoftim, duke i rrahur e maltretuar edhe brenda stacionit të Policisë.

SKV bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve nga paraburgimi dhe kërkon ndaljen e këtij persekutimi politik ndaj studentëve që refuzojnë të nënshtrohen ndaj padrejtësive në Republikë e brenda Universitetit. Vendi i studentëve është Universiteti dhe jo burgu. Atje duhet të shkojnë të gjithë ata që cenojnë vendin dhe rrahin studentin, thuhet në fund të njoftimit të kësaj organizate studentore.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/edhe-dy-mauj-paraburgim-per-gjashte-studentet-kosovar-534719/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here