Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, takon Albin Kurtin

0
158

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me Çedomir Jovanoviq, politikanin serb për drejton Partinë Demokratike Liberale në Serbi.
“Sot, në Prishtinë, u takova me kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, z.Çedomir Jovanoviq. Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti në facebook.

“Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan. Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit”, njofton kreu i VV’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here