Vuçiqin e akuzojnë në Serbi se po bën “pazare” për Kosovën

0
144

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përballet me presion të madh nga subjekte politike dhe shoqata të ndryshme brenda shtetit të tij lidhur me çështjen e Kosovës.

Siç raporton FoNet, iniciuesit e apelit në Serbi për mbrojtjen e “Kosovës dhe Metohisë” e kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “ai i cili është betuar për të ruajtur integritetin e Serbisë, në mënyrë të hapur po tregton me territorin dhe sovranitetin e saj”.

Në komunikatë thuhet se Vuçiq përsëri ka thënë një të pavërtetë duke deklaruar se “ne kemi një Kosovë të pavarur që nga viti 2008, ndonëse si avokat, ai e di se nuk ka shtetësi pa anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.

“Pasi kësaj radhe ka lejuar që Kosova të ketë ulësen e saj në OKB, është e qartë se Kosova lehtë mundtë bëhet e pavarur nga Serbia, nëse atij [Vuçiqit]i lejohet të vazhdojë, në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi, krye në vete t’i zhvillojë negociatat”, tha deklarata, përcjell Telegrafi.

“Përndryshe, ai ka thënë se nuk është i gatshëm të thotë – ja ku e keni Kosovën e pavarur për asgjë, por ajo nuk e ka domethënien: për asgjë në botë unë nuk jam i gatshëm të heqë dorë nga toka jonë e shenjtë, sepse, siç tha: “nga faktorët ndërkombëtar është duke pritur për një ofertë që do të jetë pak më mirë se deri më tani, me të cilën, për njohjen tashmë të konvertuar të Kosovës, Serbia do të marrë diçka në kthim – si në aspekti territorial ashtu edhe në aspektin e çdo gjëje tjetër”, thuhet në deklaratën e iniciuesve të apelit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vuciqin-e-akuzojne-ne-serbi-se-po-ben-pazare-per-kosoven-534428/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here