VENDIMI I PARË I PARTISË SË RE LIDHET ME QEVERINË

0
435

Vendimi i parë i partisë së re lidhet me qeverinë

Partia Socialdemokrate që së fundmi i janë bashkuar të dorëhequrit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë vendim për tërheqjen e koalicionit lidhur me PAN të bërë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Vendimin e ka kumtuar deputeti, Dardan Sejdiu i cili po ashtu i është bashkuar PSD-së.

“Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj z. Shpend Ahmeti, nënkryetarin z. Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme znj. Aida Dërguti”.

“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, ka shkruar Sejdiu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here