Trump s’do të takohet me Kimin në kufirin mes dy Koreve

0
165

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të hënën se samiti i tij i shumë pritur me kreun koreanoverior, Kim Jon Un nuk do të zhvillohet në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) në kufirin mes dy Koreve.

Duke garantuar se data dhe vendi i këtij takimi do të shpallet brenda tre ditëve, Trump rikonfirmoi se DMZ-ja nuk është marrë parasysh.

Vendi tjetër i mundshëm i përmendur në të kaluarën nga Donald Trump është Singapori, përcjell Atsh.

Sipas të përditshmes koreanojugore “Chosun Ilbo”, që citon burime diplomatike, takimi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në Singapor.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trump-s-do-te-takohet-me-kimin-ne-kufirin-mes-dy-koreve-534422/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here