SHBA mund të hyjë në luftë me Lindjen e Mesme

0
98

Vendimit të Donald Trumpit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Republika Islamike iu përgjigj me paralajmërimin e një ekspansioni bërthamor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin, duke rritur rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke shqetësuar aleatët evropianë dhe duke shkaktuar pasiguri për furnizimet globale me naftë.

Me marrëveshjen e vitit 2015, të nënshkruar nga Irani, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, Trump tha se pakti nuk adreson një sërë çështjesh, përfshirë këtu: programin me raketa balistike të Iranit, aktivitetet e tij bërthamore pas vitit 2025 apo rolin e Teheranit në konfliktet në Jemen dhe Siri.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi po ashtu një deklaratë, duke thënë se Uashingtoni do të punojë me aleatët “për të gjetur një zgjidhje reale dhe gjithëpërfshirëse” për “kërcënimin iranian”.

“Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë dhe do ta rikujtojnë regjimin e Iranit për izolimin diplomatik dhe ekonomik që rezulton nga aktiviteti i tij i pamatur dhe malinj”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shba-mund-te-hyje-ne-lufte-me-lindjen-e-mesme-534154/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here