Pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ja arsyeja që 18 vjeçarja sot ndërroi jetë

0
543

Anxhela Kasaj është 18-vjeçarja, e cila ndërroi jetën rreth mesditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Ajo ishte nxënëse në shkollën e mesme “Jani Minga” në qytetin bregdetar.

E reja ka humbur ndjenjat paraditen e sotme teksa ndodhej në klasë. Nxënësit dhe mësuesja i kanë dhënë ndihmën e parë, por është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital, me shpresën se Anxhela do të rikthehej sërish shëndoshë e mirë në bankat e shkollës.

Edhe pse dy auto-ambulanca kanë shkuar në dyert e shkollës “Jani Minga”, vajza nuk ka arritur të mbijetojë.

Ajo ka ndërruar jetë, ndërsa fillimisht shkaqet e vdekjes u cilësuan si natyrale.

Mjekët konstatojnë se Kasaj vuante nga epilepsia dhe ka qenë ndonjë krizë ajo që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e saj.

18-vjeçarja Anxhela Kasaj ishte jetime dhe jetonte prej vitesh me gjyshen.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Vdekja e nxënëses 18-vjeçare, Ora News siguron momentet e para pas ngjarjes

Vdekja e nxënëses 18-vjeçareOra News siguron momentet e para pas ngjarjes Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-humb-ndjenjat-ne-klase-18-vjecarja-vdes-ne-spital

Gepostet von Ora News am Mittwoch, 9. Mai 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here