KAQUSHA JASHARI NGA NJË POLITIKEN E DËSHTUAR TEK RINGJALLJA FAL EMRIT TË PARTISË

0
167

Kaqusha Jashari, është rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë dy ditëve të fundit, jo për ndonjë veprim të saj, por për shkak të emrit të partisë që ajo e kishte themeluar shumë vite më parë.

Jashari e kishte udhëhequr partinë që e kishte formuar vetë që nga viti 1991, deri në vitin 2008, atëherë kur Jashari ia kishte lëshuar pozitën e saj Agim Çekut, një ish-komandat të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çeku kishte qëndruar për pesë vite në krye të kësaj partie ku më pas i ishte bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, veprim për të cilin Jasharit nuk i kishte mbetur hatri aspak, me arsyetimin se Çeku i është bashkuar partisë më të madhe të Kosovës.

“Gjithsesi, na ka dëmtuar, madje shumë rëndë. Por, nuk jemi hidhëruar. Çeku ka vendosur t’i bashkohet partisë më të madhe në Kosovë. I dëshirojmë suksese në punën e tij të mëtutjeshme”, kishte deklaruar në atë kohë Kaqusha Jashari, ku më pas kishte rimarrë edhe njëherë drejtimin e partisë, që do t’i zgjaste deri në ditën e sotme, pa arritur ndonjë sukses.

Lidhjet e Jasharit me Partinë Demokratike të Kosovës i kishte pasur edhe para se Çeku t’i bashkohej PDK-së. Vetë ajo ishte bërë deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë duke u futur në listën e PDK-së, kësisoj ajo për të vetmen herën ishte bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Mandati i saj kishte filluar në vitin 2007 dhe kishte përfunduar në vitin 2010. Lidhjet mes partisë së Jasharit dhe PDK-së i kishte vazhduar deri më sot. PSD i ishte bashkuar një koalicionit të gjerë parazgjedhor të vitit 2017, ku në krye të kësaj liste kishte qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky koalicion u ndërpre vetëm sot pasi që në krye të partisë u zgjodh Shpend Ahmeti, si dhe kësaj partie iu bashkuan 12 deputetët e dorëhequr nga VV dhe anëtarët e tjerë të kësaj partie.

Jashari si kryetare e PSD-së në vitin 2013 kishte kandiduar për kryetare të Prishtinës, por që kishte dështuar. Kryetar i Komunës së Prishtinës ishte zgjedhur Isa Mustafa i LDK-së. Jashari ishte në qendër të vëmendjes dy ditët e fundit për shkak të emrit të partisë që ajo ia kishte vënë.

Të dorëhequrit e Vetëvendosjes kishin shprehur dëshirë haptazi ta formonin një parti të re të quajtur Socialdemokrate. Kjo gjë atyre ua zbehu shpresat partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Nisma për Kosovën e ndërroi emrin dhe e bëri Nisma Socialdemokrate.

Me dy parti të quajtura socialdemokrate formimi i një partie të tretë do të kishte qenë e tepërt. Dardan Molliqaj pati diskutime me Kaqusha Jasharin ku më pas u vendosë që ish-anëtarët e VV-së t’i bashkohen partisë Socialdemokrate të formuar rreth 20 vite më parë./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here