Kaçaniku i tronditur – Pas ngjarjes tragjike me dy policët, ky është vendimi i cili u mor atje

0
170

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në shenjë nderimi dhe respekti për dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, që kanë humbur jetën në krye të detyrës, pas rënies me veturën zyrtare në lumin Lepenc.
“Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Ilazi.

Në nderim të dy policëve, Komuna e Kaçanikut po ashtu do të vendosë flamujt në gjysmështizë.

Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se në mbrëmjen e 28 prillit janë aksidentuar derisa ishin duke patrulluar me makinën zyrtare të Policisë së Kaçanikut. Kjo bëri që të gjitha institucionet e Kosovës të vihen në kërkim të trupave të dy policëve, të cilave iu deshën 10 ditë për t’i gjetur ata.

Familjarët e dy policëve janë të pikëlluar shumë nga kjo që u ka ndodhur atyre. Të tronditur me humbjen e më të dashurve të tyre, ata po presin tash e sa kohë për një përgjigje pozitive nga ana e Policisë dhe Prokurorisë rreth shkaktarëve që shtyri deri te ky aksident, mirëpo këta të fundit ende nuk kanë dhënë ndonjë të re rreth këtij rasti.

Malësor Dashi është varrosur me ceremoni shtetërore, ndërsa Armendi Trena është varrosur dje, pas lirimit të trupit të tij nga Mjekësia Ligjore ku ishte për obduksion

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here