Izraeli bëhet gati për Luftën e Madhe, aktivizon “Iron Dome”

0
103

Izraeli është futur në veprim fill pas vendimit të administratës Trump për të pezulluar marrëveshjen e ndalimit të programit bërthamor të Iranit.

Gjatë natës së djeshme raketa të shumta ranë në një bazë iraniane në Damask duke vrarë sëpaku nëntë ushtarë, ndërkohë që ushtria izraelit ka vënë në funksion sëfundmi edhe sistemin e saj të mbrojtjes raketore “Iron Dome” (Kuveja e Hekurt)

Ky sistem është prodhuar nga Izraeli dhe deri më tani ka treguar se është funksional ndaj raketave të hedhura nga militantët e Hamas duke shkatërruar pjesën më të madhe të tyre.

Izraeli ka qenë vazhdimisht i shqetësuar nga rritja e prezencës së Iranit në Siri duke bombarduar shpesh bazat e tyre ushtarake.

Sulmi më i fundit ishte mbrëmë, ndërsa një javë më parë bombardoi edhe një bazë raketash në afërsi të Lazkiyes.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/izraeli-behet-gati-per-luften-e-madhe-aktivizon-quot-iron-dome-quot-534240/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here