Goditja e ashpër e Albin Kurtit për të larguarit: Janë si FER’i dikur, por janë edhe më keq se ata

0
170

Lideri shpirtëror i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me shumë siguri thotë se në partinë që e udhëheq nuk ka pasur ndarje, duke aluduar në të larguarit që sot pritet edhe të zgjedhin kryetarin e tyre, që me gjasë do të jetë Shpend Ahmeti. Për Albin Kurtin, partia e re, kjo e 12 deputetëve që e braktisën Vetëvendosjen nuk janë asgjë më shumë se sa një FER’ i dikurshëm. Madje sipas Kurtit, janë edhe më keq se FER’i i atëhershëm.

 “Së pari në Lëvizje nuk pa pasur ndarje as nuk ka ndarje, VV’ja është më unike dhe harmonike se kurrë më parë, është e vërtetë se 12 deputetë e kanë braktisur grupin tonë Parlamentar por duhet ta dini ata para se të votohhen si emra të përveçëm janë votuar si  lëvizje vetëvendosje,. VV’ja pati mbi 200 mijë vota në 11 qershorin e vitit të kaluar dhe vota ishte për VV’në, se ata nuk kanë qenë kandidat të pavarur në zgjedhje”, u shpreh Kurti, transmeton Express.

Në një intervistë për Televizionin publik dhënë të martën mbrëma, Kurti beson se disa prej tyre e dinë që duke u larguar nga VV’ja, kanë gabuar. Thotë se askush përveç partisë së tij nuk mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe se në matjet e opinionit publik, Partia Social Demokrate, nuk është asgjë më shumë se sa partia FER, subjekt ky që u formua nga Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda për t’u shkrirë më pas në Vetëvendosje.

“Ata janë nën nivelin e FERit dikur pra feri 2 është më keq se feri 1, por nuk ka mundru të jetë ndryshe

Populli e ka provuar FER’in, 2.17 për qind, tash janë në një sondazh 1.8, në një 2 për qind d.m.th më shumë ka një lloj fryrje të perceptimi se aaa çka ka ndodhur në VV. Unë besoj se kanë gabuar shumë dhe besoj se ka prej tyre që e dinë se kanë gabuar. VV’ja nuk mbanë inat nuk urren kë, ne e kemi programin e orientimin tonë dhe jemi të bindur se kombinimi i social demokracisë me sovranitetin për Kosovën me intencën tonë kombëtare me demokracinë pluraliste, të gjitha këto vlera me luftimin e pa kompromis të krimit dhe korrupsionit dhe s’ka subjekt tjetër që mund ta bëjë këtë përveç Vetëvendosje janë kombinim fitues”, shtoi ai.

Kurti shprehet i bindur se ata që kanë dal nga VV i kanë bërë shumë më shumë dëm vetes. Kjo pasi, siç bëri të ditur ai, VV’ja vetëm për tre muaj ka më shumë së dy mijë anëtarësime dhe kjo sipas tij, është e pashembullt në historinë e tyre.

” sikur tash s’ka ndodh asnjëherë por edhe në bazë të opinionit publik Vv’në e nxjerrin shumë lartë” sqaroi Kurti.

Partia Socialdemokrate sot mban kuvendin e saj zgjedhor ku edhe do ta emërojë kryetarin e saj. /GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/goditja-e-ashper-e-albin-kurtit-per-te-larguarit-jane-si-fer-i-dikur-por-jane-edhe-me-keq-se-ata-534316/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here