Fjalët e ngrohta në serbisht të Erdogan për Vuçiqin– po bëjnë xhiron në rrjetet sociale

0
74

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, dy ditë më parë, ka pritur shefin e shtetit serb Aleksandar Vuçiq i cili ka qëndruar në shtetin turk për dy ditë me radhë.

Erdogan i ka rezervuar një pritje të jashtëzakonshme mikut të tij serb duke dalë personalisht në aeroportin e Stambollit për ta pritur Vuçiqin. Më pas dy krerët e shteteve kanë vazhduar takimet në Ankara ku më së shumti është folur për raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Por, së pari Erdogan, është kujdesur që ta nxjerr gardën për ta nderuar Vuçiqin, pak para se hyjë në kompleksion presidencial.

Por, ajo që ka bërë përshtypje është një tëeet i Erdogan i cili ka shkruar në gjuhën serbe për t’i uruar shefit të shtetit serbe mirëseardhje në Turqi. Ky tëeet po qarkullon ende nëpër rrjete sociale.

“I uroj mirëseardhje zotëri Presidentit Aleksandar Vuçiq në vendin tonë. Bashkë e kemi treguar vullnetin tonë që t’i avancojmë marrëdhëniet e Turqisë dhe Serbisë dhe besoj se marrëdhëniet tona dhe investimet në periudhën e ardhshme do të ecin shpejtë” ka shkruar Erdogan.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fjalet-e-ngrohta-ne-serbisht-te-erdogan-per-vuciqin-po-bejne-xhiron-ne-rrjetet-sociale-534351/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here