Ekskluzive: Shtetet perëndimore konsultohen në Washington për dialogun Kosovë-Serbi

0
37

Gazeta Express merr vesh se shtetet perëndimore ShBA, Britania e Madhe, Franca, Italia e Gjermania janë mbledhur në Washington për të zhvilluar konsultime rreth dialogut Kosovë- Serbi, për fazën finale të këtij procesi.

Një burim i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në kryeqytetin amerikan, Washington, janë mbledhur përfaqësuesit e 5 shteteve me të fuqishme perëndimore për të zhvilluar konsultime për bisedimet Kosovë-Serbi.

Në këto konsultime europianët po përfaqësohen në nivel të drejtorëve politikë për Ballkanin ndërkohë pala amerikane me përfaqësuesin e rangut të njëjtë në State Departament

“Drejtorët Politikë për Ballkanin Perëndimor të UK, Gjermanisë, Francës dhe Italisë ndodhen tashmë në Ëashington përkonsulta lidhur me dialogun Kosovë – Serbi”, ka bërë të ditur burimi.

Aktualisht dialogu Kosovë-Serbi është duke u zhvilluar në nivel të Presidentëve nën ombrellën e BE’së. Faza finale pritet të nis shpejt edhe pse nuk dihet saktë se kur.

Por besohet se kësaj here pritet të jetë një proces intensiv që do të cojë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Sipas Presidentit të Serbisë ky proces pritet të mbyllet më së largu brenda një viti.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-shtetet-perendimore-konsultohen-ne-washington-per-dialogun-kosove-serbi-534457/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here