AS: Neymar u takua dy herë me Realin, blerja e tij do t’i kushtojë madrilenëve plot 260 milionë euro

0
55

Gazeta e përditshme spanjolle “AS” raporton se Neymari është në kontakt me Real Madridin për të kaluar në kryeqytetin spanjoll në verë dhe se për ta siguruar transferimin e tij Realit do t’i duhet t’i derdhë plot 260 milionë euro.

E përditshmja spanjolle pohon se Neymari është takuar në dy raste të ndara me zyrtarët madrilenë në Brazil. Në ato takime, ata i kanë çuar përpara bisedimet për transferimin e yllit brazilian në Madrid. Sipas AS, gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i paguajë 260 milionë euro për të, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, derisa Paris Saint-Germaini shpreson se blerja e tij rekorde do të riaftësohet në kohë për ta luajtur ndeshjen e fundit në Ligë 1, braziliani po e konsideron të ardhmen në këtë klub.

Javën e kaluar u raportua se Neymar ka shprehur dëshirë për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos.

Ajo që është e sigurt është se ish-asi i Barcelonës është duke shkuar në Kupën e Botës me të ardhmen e tij në pikëpyetje.

Së fundmi ai e ka ndjekur Sergio Ramosin në Instagram, gjë që ka bërë që spekulimet rreth së ardhmes së tij të rrihen edhe më shumë. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/as-neymar-u-takua-dy-here-me-realin-blerja-e-tij-do-t-i-kushtoje-madrileneve-plot-260-milione-euro-534320/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here