Reagimi i Kryeministrit kur pyetet për rrëzimin e Qeverisë së tij nga LDK’ja

0
144

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkundër paralajmërimeve dhe kërcënimeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rrëzimin e qeverisë, ai nuk ndihet aspak i frikësuar.
Haradinaj sot pas mbajtjes së tryezës së ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është pyetur nga gazetarët lidhur me mocionin e paralajmëruar nga LDK. Ka thënë se nuk po sheh tani për tani mocion për rrëzimin e qeverisë.

“S’po shoh njëherë, s’po shoh njëherë”, ka thënë Haradinaj duke buzëqeshur, raporton Insajderi.

Kujtojmë se LDK tash e disa kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzimin e qeverisë nëse nuk arrihet konsensus për zgjedhje.

“Ne kemi ofruar opsionin tonë për një tryezë të përbashkët të partive politike për të dakorduar një datë të zgjedhjeve dhe vendimet që duhet të ndodhin në ndërkohë. Sepse është me rëndësi që zgjedhjet të mos mbahen me nguti brena 30 ditëve. Nëse kjo nuk ndodhë ne jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e votëbesimit për qeverinë”, kishte deklaruar Avdullah Hoti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here