Bashkatdhetarët në Zvicër mbledhin 47970 Franga dhe 1250 Euro për Memorialin Dr. Ibrahim Rugova

0
316

Bashkëatdhetarët nga kurbeti në Zvicër ndihmojnë ngritjen e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës në Kosovë
Bashkëatdhetarët në Zvicër, për Memorialin e Dr. IBRAHIM RUGOVËS në fshatin Malaj në Rugovë bashkia e Pejës në Kosovë, prej datës 2018-04-01 deri më 2018-05-05 grumbulluan 47970 Franga Zvicërane dhe 1250 Euro.

Realitet i hidhur nga përditshmëria në Kosovë:

Nga rrjedhat e përditshmërisë në Kosovën hallemadhe, janë dëshmuar shumë gjëra që s’po shkojnë në rregull për shkak të qeverisjesë së keqe nga pushtat dhe pushtshtetarët vendore në të gjitha nivelet.

Kësaj rradhe qëllimi kryesor i këtij shkrimi është të përmenden sipërfaqësisht vetem disa qëndrime dhe veprime dhelpërake lidhur me emërin dhe veprën e kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në veçanti pas ndarjes nga nga jeta dhe kalimit në amshim dhe përjetësi.

Dr.Ibrahim Rugova, s’lëshohet nga goja sidomos në fushata parazgjedhore, për të fituar vota, për të zënë ndonjë pozit a pushtet të synuar për përfitimet që i parashikojn, sepse janë të sigurtë se edhe nga varri Rugova ju ka siguruar përherë mbi 80% të votave, tue u thirrur e përbetuar në emërin e tij dhe filozofin Rugoviane (tue premtua e mashtrua votuesit), se për ndryshe ishin katandisur siç u katandisën në zgjedhjet e fundit..!

Një dëshmi lidhur me Kërkesën e fshatit Malaj për ngritjen e një Memoriali për Rugovën, para disa vitesh, ku me rastin e përurimit të gurthemelit në Malaj të Rugovës, ngrënë e pinë deri sa u frynë, thuren fjalë e lavde për veten e tyre se janë për Rugovën dhe janë Rugovistë të përbetuar, por e vërteta doli ndryshe, gjithë ato që i premtuan, ra lakmia dhe i harruan..!

Ndërsa bashkëatdhetarët në kurbet, si në Zvicër e gjetiu, kanë qenë dhe janë pa hile, pa dredhi, për t‘i ndihmuar gjithnjë Kosovës me shumë halle, të ngarkuara nga pushtshtetarët vendor, po edhe në të kaluarën për lirin dhe luftën e saj kanë dhënë ndimesën e tyre të pazëvendsueshme dhe shumë të çmuar në vazhdimsi dhe sot e kësaj dite mbajnë gjallë nevojtaret e për fatin e keq edhe pushtshtetarët, që përmes ligjeve dhe veprimeve i vjelin dhe i mjelin sa herë të shkojnë në atdhe..!

Tani edhe për Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës,sipas Kërkesës së Këshillit nismëtar të fshatit Malaj në Rugovë dëshmuan se dashurinë ndaj atdheut dhe kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e kanë pasur e kanë me ndershmëri dhe përgjegjësi njerëzore e kombëtare.

Në fund të muajt Bleror(Prill) më, 2018-4-31, në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës, kryetari i SHHK ”SALI ÇEKAJ” në Zvicër, Saim Tahiraj, organizoj një tubim me anëtarët e shoqatës dhe veprimtarë tjerë në Zvicër.

Organizatori i njoftoj të pranishmit me Kërkesën që Këshilli nismëtar i fshatit Malaj të Rugovës bashkia e Pejës, ju ka drejtuar Shoqatës për ndihmë me mjete për ndërtimin e Memorialit Dr.IBRAHIM RUGOVA në fshatin Malaj të Rugovës. Pasi dha të gjitha shpjegimet e duhura lidhur me veprimtarin e shoqatës sipas Statutit, paraqiti para pjesëmarësve iden për themelimin e një nënkëshilli për Zvicër, në bazë të autorizimit të Këshillit nismëtar të Fshatit Malaj të Rugovës nga Kosova, për të vepruar në Zvicër për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar jetësimin e ngritjes së Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në fshatin Malaj të Rugovës.

Të pranishmit në tubim e përkrahën këtë ide.

Pjesëmarrësit në tubim miratuan kërkesën për themelimin e nënkëshillit për Zvicër në këtë përbërje:

Ismet Shala, Daut Hakaj, Lush Mulaj, Hamzë Morina, Xhemajl Haxhiu, Abas Fejzullahu, Muhamet Lekaj, Sefedin Fetahu, Skender Tolaj, Sali Sopi, Dinë Gashi, Besim Lokaj, Refki Kryeziu, Qamil Çekaj, Bardhec Bibaj, Ismet Krasniqi, Gzim Hadergjonaj, Fadil Tolaj, Osman Lajçi, Bislim Hoxha, Hysen Hulaj, Ali Dreshaj, Shaban Morina, Gani Ahmetaj, Rifat Nikçi,Sabedin Bajrami, Rexhep Karakushi, Cenë Sukaj, Avdi Dreshaj, Halil Shabanaj, Sadik Sadikaj, sipas kantoneve me mundësi zgjërimi në të gjitha kantonet Zvicërane ku ka mundësi.

Pas veprimtarisë së përfaqësuesëve të nënkëshillit në terren organizatori Saim Tahiraj, thirri mbledhjen e rradhës në muajn Lulëzor(Maj) më, 2018-05-05 në klubin Dardania në Zofingen me këtë rend dite:

Njoftimi me të dhënat nga terreni për grumbullimin e mjeteve

Nxjerrja e perfundimeve.

Deri më datën 2018-05-05 nga terreni janë grumbulluar 47970 Franga Zvicërane dhe 1250 Euro, ku sipas regjistrit dëshmohet shuma e dhënë e secilit me emër e mbiemër që përfshin 352 veta.

Në mbledhje u vendos që grumbullimi i mjeteve të vazhdon deri më datën 2018-05-26, ku përfundimisht përfundon grumbullimi i mjeteve në Zvicër dhe nënkëshilli s’mban asnjë përgjegjësi pas kësaj date nëse dikush grumbullon mjete dhe nëse vërtetohet një veprim i tillë, lajmërohet tek organet përgjegjëse të Zvicrës, pasi që nënkëshilli i autorizuar më s’ka të drejtë veprimi, ekzistojnë vetëm komisionet përgjegjëse për mbikqyrjen e mjeteve të grumbulluara ku dhe si përdoren.

Nxjerrja e perfundimeve.

Tre përfaqësuesit e nënkëshillit: Ismet Shala, Bek Osmanaj dhe Rasim Gashi, janë përgjegjës për shpenzimet e mjeteve të grumbulluara si në vijim:

Për çdo pagesë që bëhet për çfardo pune të kryer lidhur me Memorialin, që ka të bëjë me materialin e blerë të dëshmohet me Fletëpagesë dhe të tre anëtarët e autorizuar të hulumtojnë e vërtetojnë lartësinë e çmimeve në dy tri vende, pastaj të bëjnë pagesen ku përcaktohen.

Secili anëtarë i nënkëshillit duhet të ketë nga një kopje të Fletëdëshmisë dhe një kopje duhet sjellur tek kemisioni i nënkëshillit dhe arkëtari Lush Mulaj në Zvicër.
Përgjegjës për mbikqyrjen e mjeteve të shpenzuara janë tre anëtarët e komisionit Ismet Shala, Bek Osmanaj dhe Rasim Gashi, para komisionit të nënkëshillit në nivel të Zvicrës dhe arkëtarit Lush Mulaj.
Në vijim regjistri si dëshmi për mjetet e grumbulluara brenda një muaj në Zvicër.

Vërejtje plotësuese:

Gjat shkrimit të emërave mundet me qenë ndonjë gabim për shkak të shkrimit të pa lexueshëm në regjistrat e plotësuar me shkrim. Secili mund të paraqet vërejtjen për vete që të bëhet përmirsimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here