Limaj: Duhet konsensus për temat nacionale sepse ne

0
137

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj tha sot se takimet e partive politike janë një nismë dhe sinjal i mirë, pasi sipas tij, për temat nacionale nevojitet konsensus i gjerë.

Ai tha se ka kërkuar që nga tryezat të dalin me gjëra konkrete dhe sipas tij është e rëndësishme që ka vullnet të ecet para.

“Takimet e tilla garantojnë besueshmëri dhe transparencë që kanë munguar në të kaluarën. Kemi humbur kohë tri vitet e fundit”, tha ai.

Limaj tha se duhet përgatitur edhe takimet e ardhshme dhe të përcaktohen temat me të cilat do të merren.

Ai shprehu besimin se do të dilet me deklaratë të përbashkët dhe siç tha ai të gjithë janë të vetëdijshëm se nevojitet konsensus i gjerë për temat nacionale.

Kryetari i Nismës Social Demokrate duke folur për dialogun me Serbinë tha se nuk mund të bëhet ndryshe përveç me konsensus të gjerë, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë garantohet transparencë dhe kredibilitet i procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here