Konfirmohet, Dua Lipa performon në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve

0
222

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja po vazhdon me sukses të mbajë koncerte të ndryshme anembanë globit dhe të sjell këngë të reja muzikore.

Pas shumë spekulimeve rreth një perfomance të mundshme në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve, ka ardhur edhe reagimi i bukuroshes sonë.

Ajo ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram se do të perfomojë në ndeshjen kryesor të garës elitare evropiane për klube.

“E ngazëllyer që do të bashkohem me Pepsin për të perfomuar në ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja në Instagram.

Theksojmë se në finalen e 26 majit që do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës do të luajnë Real Madrid dhe Liverpool.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here