Gruaja e Ivanoviqit kërkon të hulumtohen incizimet edhe …

0
720

Gruaja e Ivanoviqit kërkon të hulumtohen incizimet satelitore të vrasjes së burrit të saj
E veja e Oliver Ivanovic, Milena, ka thënë se dikush po tenton të fsheh të vërtetën për atentatin ndaj burrit të saj. Ajo ka thënë se ka shumë gjëra të palogjikshme dhe arsyetime të rreme lidhur me incizimet satelitore, për të cilat thuhet se nuk ekzistojnë.

E veja e politikanit të ndjerë serb nga Mitrovica e veriut në Kosovë, beson se arsyetimet dhe kundërshtitë lidhur me incizimet satelitore tregojnë se është penguar hetimi.

“Kam informacionin të cilin edhe presidenti Aleksandar Vucic e zbuloi në intervistë, e kjo është se incizimi satelitor nuk ekziston sepse atë ditë kishte mjegull. E dini shumë mirë që unë atë ditë e kujtoj si asnjë ditë tjetër në jetën time, dhe e kujtoj shumë mirë se atë ditë nuk kishte fare mjegull. Poashtu më duket jo logjike që incizimin satelitor të e pengojë mjegulla. Nuk shkon kjo, dhe nuk më pëlqen. Si laike po pyes se si pra në Londër ku brenda një viti ka 300 ditë me mjegull, satelitët punojnë pa ndalë”, ka thënë ajo për Kuririn serb, përcjell gazetametro.net.

Me këto njohuri dhe kundërshtitë e shumta, Milena Popovic Ivanovic pranon se është e zhgënjyer.

“Mund vetëm të supozoj. Por kjo nuk ka logjikë, nuk më pëlqen si po shkon kjo punë. Më pengon kur e dëgjoj dhe ka frikë se dikush diku po përpiqet të e fsheh të vërtetën rreth vrasjes së Oliverit”, deklaroi ajo.

Presidenti serb ka thënë se Beogradi ka parë “disa indikacione të çuditshme” për këtë rast.

“Kur kërkuam incizimet satelitore na thanë se ishte ditë me mjegull dhe qielli i mbuluar me re. Nuk i morëm incizimet që të e vërtetojmë këtë. Sepse me ato incizime do vërtetonim gjithçka”, tha ai.

Avokati i Ivanovic: Me apo pa mjegulll, të na japin incizimet

Sipas tij në ato incizime shihet gjithçka, nga djegia e veturës që u përdor nga vrasësit e deri te drejtimi nga u larguan ata.

“Është qesharake se nuk mund të shihet përmes këtyre xhirimeve. Dhe se mu në atë moment kamerat nuk kanë punuar, e kanë punuar. Dhe mijëra gjëra të tjera që ishin të çuditshme… Gjithçka ishte e çuditshme që prej fillimit, shërbimet tona kishin indikacione të ndryshme, po kërkojnë prova. Jam i sigurt që kjo nuk mund të mbetet e pazbuluar përgjithmonë. E njerëzve dua tu them se gjithçka prej fillimit të hetimit ishte në duar të shqiptarëve, edhe atë me urdhrin e të huajve. Prej fillimit deri në fund”, ka thënë Vucic.

Oliver Ivanovic u vra më 16 janar të këtij viti në orët e hershme të mëngjesit derisa po hynte në selinë e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here