Bastisje në Lipjan, Policia konfiskon armë

0
274

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer sot një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme, në fshatin Janjevë, komuna e Lipjanit.

Bastisjet, e bëra rreth orës 15:00, kanë ardhur si rezultat i informacioneve që policia ka marrë në rrugë operative, për posedim të paautorizuar të armës.

“Në njërin nga lokacionet e bastisura policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit Bereta, kalibri. 7.65 mm, si dhe tre copë fishekë, të të njëjtit kalibër”, thuhet në një njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ka intervistuar personat e dyshuar, dëshmitarët si dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rastin.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka thënë se po bashkërendon veprimet e mëtejme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here