Gjendet edhe trupi i policit Armend Trena

0
277

Nga njësitë e kërkim shpëtimit u gjet trupi i pa jetë i policit Armend Trena

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena.

Dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan me veturën e policisë më 28 prill. Trupat e tyrë u kërkuan për ditë të tëra. Derisa trupi i pajetë i Dashit u gjet të enjten, Trena po kërkohej akoma, deri sot kur Ministria e Forcës dhe Sigurisë njoftoi se është gjetur edhe trupi i tij. /Expres

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjendet-edhe-trupi-i-policit-armend-trena-533515/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here