Drejtori i Mjekësisë Ligjore flet pas gjetjes së trupit të policit Armend Trena, jep detajet e reja

0
80

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes, pasi kanë pranuar informatën se është gjetur trupi i pajetë i policit, Armend Trena.

Gërxhaliu ka thënë se pasi të marrin trupin do të njoftohet me kohë edhe prokurori i rasti sipas procedurave të rregullta.

Sipas tij, autopsia e trupit të Armend Trenës me shumë gjasë do të bëhet nesër.

“Po sapo kemi marrë informatën se është gjetur trupi i policit, Armend Trena. Menjëherë jemi nis për në vendin e ngjarjes për ta marrë trupin. Pastaj, do të njoftohet prokurori lidhur me këtë rast dhe me siguri trupi për obduksion do të dërgohet nesër”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndryshe, MFSK deklaruan se Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena.

Kujtojmë se policët Armend Trena e Malsor Dashi pësuan aksident mbrëmjen e së shtunës së 28 prillit në rrugën Kaçanik-Hani Elezit, kur po lëviznin me veturën zyrtare të policisë dhe ranë në lumin Lepencë prej një lartësie mbi 100 metra./indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here