ALBIN KURTI POROSI PËR QEVERINË: POLICËVE

0
179

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas gjetjes së trupit të policit, Armend Trena, i cili së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, ishin zhdukur që nga 28 maji i këtij viti.

Në reagimin e tij përmes Facebook-u, Kurti i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës, që t’i pasijë policët e Kosovës me sigurim shëndetësor.

“Qeveria e Kosovës duhet të vetëdijësohet nga raste të tilla e t’i pajisë policët me sigurim jetësor. Për shkak të natyrës së profesionit, policët përballen me rrezikshmëri të lartë, prandaj secili prej tyre duhet të ketë sigurim jetësor”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu kreu i Vetëvendosjes, ka kërkuar që “familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, duhet të marrin një status të veantë, dhe një pëkrahje ekonomike”

“Po ashtu, familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, duhet të marrin një status të veçantë, që t’ua sigurojë përkrahjen ekonomike bashkëshortëve, si dhe fëmijëve të tyre deri sa të arrijnë moshën madhore”, ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here