Vuçiq: Nuk jam gati të them se Kosova është e pavarur

0
152

Zgjidhjen e çështjes së Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e sheh aspak të lehtë. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë aspak i kënaqshëm për Serbinë.

Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Vuçiq ka thënë se të gjithë serbët do të jenë të pakënaqur duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme pasi po merr ofertë pothuajse nga e gjithë bota për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, ka deklaruar presidenti serb, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë.

Sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj këtë çështje pasi do të pres të shoh se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’.

“Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”.

I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiq ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre.

“Jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë kuptimi vendimi për Kosovën. Por nëse mendoni se nesër unë mund të them ‘Kosova është e pavarur’, unë nuk jam gati”, është shprehur Vuçiq./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here