Trashëgimia në rrezik, vazhdon shkatërrimi i pjesëve turistike të Prizrenit

0
108

Trashëgimia kulturore e historike në Prizren po vazhdon të rrënohet. Me këtë po rrezikohet edhe turizmi në qytetin e vjetër. OJQ’të po kërkojnë intervenimin e shtetit për të ndalur degradimin e Prizrenit. Dikush ka ngritur kallëzime penale ndaj atyre që kanë rrëzuar shtëpitë e vjetra.

Pavarësisht kësaj shenje për ruajtjen e shtëpive dhe monumenteve me vlerë në Prizren, një pjesë e madhe e tyre janë shkatërruar.

Këtë fakt, e konfirmon për T7, Valon Xhabali nga organizata “Ec më ndryshe”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trashegimia-ne-rrezik-vazhdon-shkaterrimi-i-pjeseve-turistike-te-prizrenit-533205/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Xhabali frikësohet se rrënimet e këtyre objekteve me vlerë mund t’i lënë edhe pa turistë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Vjollca Aliu, sqaron për të gjithë ata që i dëmtojnë këto objekte konsiderohet si vepër penale.

Kallzime penale për përgjegjësit ka bërë edhe komuna e Prizrenit.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës me qwllim ruajtjen e këtyre objekteve këtë muaj ka filluar renovimin e tri shtëpive të banimit në këtë qytet po ashtu renovime do të ketë edhe në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trashegimia-ne-rrezik-vazhdon-shkaterrimi-i-pjeseve-turistike-te-prizrenit-533205/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here