Thellohet miqësia Turqi- Serbi, Vuçiq i shkon Erdoganit për vizitë

0
104

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot do të arrijë në Turqi ku do të qëndrojë për një vizitë dy-ditore.

Ai është ftuar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ku do të diskutohet për forcimin e raporteve turko-serbe.

“Marrëdhënie Serbi-Turqi do të kontribuojnë në rajon, dhe do të diskutohen hapat se si do të forcohen këto raporte”, thuhet në njoftimin e presidencës turke

Në anën tjetër mediat serbe raportojnë se ky takim është caktuar pas bisedës që Vuçiqi kishte me Erdoganin kohë më parë, pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë.

Presidenti serb dhe homologu i tij turk njihen për raporte tejet të mira që kanë mes vete.

Pas takimit me Erdoganin, Vuçiqi do të udhëtojë direkt për në Rusi ku do të takohet edhe me Vladimir Putinin.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thellohet-miqesia-turqi-serbi-vuciq-i-shkon-erdoganit-per-vizite-532984/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here