Prokuroria jep detaje për rrahjen e foshnjës në Prishtinë

0
362

Gjatë ditës së sotme një nurse e spitalit privat “Lindja”, është akuzuar nga Fisnik Bujupi se e ka rrahur foshnjën e sapolindur dhe e ka grithur atë në fytyrë.

Prindi ka publikuar fotografinë e foshnjës dhe një video, në të cilën shihet ndërhyrja e policisë. Infermierja Shukrane Maloku, ka mohuar të gjitha akuzat që vijnë në drejtim të saj.

Ajo për Indeksonline ka thënë se ka qenë duke ia ndërruar pelenën fëmijës kur prindi ka filluar me akuzat. Ndërkaq, kryeprokurori Imer Beka në një deklaratë

për Indeksonline ka thënë se kanë filluar hetimet për këtë rast dhe janë marrë deklarata nga personeli i ordinancës dhe nga i dyshuari.

“Me marrjen e njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me propozimin e Prokurores Kujtestare, Ajshe Ferati ka filluar një hetim lidhur me këtë rast. Janë marrë deklaratat nga personeli i ordinancës dhe nga të dyshuarit, por deri më tani nuk ka prova se kjo ka ndodhur edhe motra e mohon kategorikisht këtë “, ka thënë Beka.

Tutje Beka shtoi se hetimet për rastin e njëjtë janë duke u zhvilluar.

Në anën tjetër të Spitali “Lindja” ku ka ndodhur rasti, duke dashur të mos ndikojnë në pavarësinë e hetimeve të Policisë, kanë thënë se nuk do të deklarohen për rastin derisa të dalin rezultatet e hetimeve

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/prokuroria-jep-detaje-per-rrahjen-e-foshnjes-533146/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here