Policia jep detaje për kosovarin që u gjet i djegur në veturë

0
171

Dje në Fushë-Krujë policia shqiptare gjeti një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur. Ky trup dyshohet se është i Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë, të cilin një natë përpara se të gjendej familjarët e raportuan si të zhdukur në Polici, shkruan Gazeta Express.

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin. Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Dyshohet se bëhet fjalë për personin e njejtë.

“Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kan gjetë në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njejtë”, tha Zahiti.

Express do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast…

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-jep-detaje-per-kosovarin-qe-u-gjet-i-djegur-ne-veture-532996/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here