Kjo femër i përgjigjet Ramush Haradinajt, kur ai pyeti gratë e aksidentuara: A po ju bërtasin te shpija

0
607

Ka ardhur edhe reagimi i një qytetare, pas pytjes që kryeministri ia bëri grave të aksidentuara dje në Pejë, se a po ju bërtasin të shpija, shkruan Gazeta NewBorn.

Lexojeni se si i përgjigjet dhe çka shkruan, Zana Avdiu:

Pyetja ma me vend qe iu eshte bo grave najhere. Bile edhe publikisht, hala ma mire. Edhe na edhe Kryeministri tu e njofte mentalitetin e burrave shqiptare, e din qe ajo pyetje eshte shume me vend. Me kete ai kallxoi haptaz edhe njehere, se si eshte gjendja ne Kosove.

Burrat iu bertasin grave per cdo gje, madje edhe kur ato aksidentohen (normal, pa deshiren e tyre..sepse kush ka qef me u lendu me vetedeshire?).

Nje ngjarje te shkurte qe e verteton me se miri kete:

Gruaja shtatzene, dhe duke ecur rreshqet ne bore (akull), edhe rrezohet pak. E burri qe eshte i ulur brenda ne veture, qe ne vend qe me dale ai me i kry blerjet, i thote guruas..e ne momentin qe ajo rrezohet, ai del prej vetures edhe fillon t’i bertas asaj, qe “pse u rrezove, a je normal..me bo me i ndodhe dicka bebes te mys..etj”

Kjo ngjarje ka ndodhe para syve te mi, nga njerez qe i njoh.

Pra, burrat ne shoqerine tone mendojne qe jane zot dhe pronare per gruan. Ajo eshte objekti i tyre, prona e tyre, dhe krejtesisht normale eshte me i bertite e edhe me rrehe, sigurisht.

Ramushi, eshte i jashtezakonshem ne keto tema.

Bravo per sjelljen qe e ke me qytetaret dhe njerezit perreth!

Nderkohe, ne keto tema smundeni me perfshi Rambon, sepse i vetmi politikan qe cdokund e ka gruan me vete, edhe shihet qe e don dhe respekton shume!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here