Këtu po kërkohet trupi i policit të dytë shikoni

0
217

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik.

Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e shpëtim- kërkimit.

Njësitet e FSK-së dhe FIT-i janë duke kërkuar nëpër lumin Lepenc trupin e Armend Trenës. Ata janë duke kryer kërkimet në vendin e quajtur “Uji i thartë”

Kërkimet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pasi që dje për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar policët Armend Trena e Malsor Dashi u aksidentuan me veturë të policisë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Pas pesë ditë kërkime, të enjten është gjetur në Lepenc trupi i Malsor Dashit, ndërsa për të Trenës janë duke u zhvilluar akoma kërkimet.

Ndryshe, Armend Trena bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi i pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ketu-po-kerkohet-trupi-i-policit-te-dyte-533061/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here