Bëhet horë Halil Matoshi, i publikohet biseda: Shko pshurru bre…!

0
500

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka përdorur fjalor të rëndë ndaj një qytetareje e cila i kishte shkruar në Facebook atij, duke i sugjeruar që t’i tregoj kryeministrit për lajmin se zhytësi Ismail Kasumi kishte gjetur trupin e njërit polic në lumin Lepenc.

Arsyeja përse qytetarja N.K i kishte shkruar Matoshit, ishte sepse Haradinaj paraprakisht kishte ironizuar me Kasumin i cili prononcohej për mediat lidhur me metodat për të gjetur policët e zhdukur në javën e kaluar.

Bashkangjitur me linkun e artikullit, qytetarja i thotë Matoshit: “Dërgoja edhe shefit tond këtë e thuaj që shteti nuk mbahet me burrni e me fjalë odash por me mend e dije! Diçka që këtij shefit tond i mungon”.

Debati mes Matoshit e qyetares përfundon me ofendime nga ana e zyrtarit qeveritar.

Në fund ai i shkruan asaj: “Shko pshurru bre.”

Ndërsa, qytetarja i thotë: “Qe pse juve kurrë nuk ju marrë seriozisht. Se jeni mentalisht të pagdhendur”.

Kryeministri Haradinaj, përmes mediave, i kishte bërë “të fala” zhytësit Kasumi. “I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro dhe e kisha lutë mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, kishte thënë Haradinaj buzë lumit Lepenc.

Deri tani në Lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malsor Dashi, por jo edhe trupi i policit tjetër që ishte aksidentuar, Armend Trena. /Periskopi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here