Veterani i UÇK-së i cili për asnjë çast nuk u largua nga lumi Lepenc, aty ku po kërkohet polici Armend Trena

0
657

Në rastin e 20 vjetorit të rënies heroike, sot në Mitrovicë mbajtëm akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Artim Jashari.

Aksioni i tij ku sulmoi patrullën policore serbe që terrorizonte popullatën civile, rezultoi me tre policë serbë vrarë, duke u bërë si pikë reference për shumë aksione e beteja të djemve e vashave të UÇK-së.

Dëshmori Artim Jashari, nuk është vetëm krenaria e qytetit tonë, por edhe e gjithë shqiptarisë, pasi që ai nuk kurseu jetën e tij për lirinë që ne sot po e gëzojmë.

Pushka e tij bëri jehonë të madhe dhe u dha kurajë e vullnet edhe luftëtarëve tjerë që të ndjekin shembullin e tij, të cilin ata edhe e ndoqën deri në çlirimin definitiv të vendit.

Së bashku me familjarë të dëshmorit, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, vendosëm buqete me lule të freskëta në varrin e dëshmorit Artim jashari dhe më pas edhe në lapidarin e tij, të ngritur në vendin e rënies së tij, afër stacionit kryesore të autobusëve në Mitrovicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here