Spitali i Pejës në gjendje të jashtëzakonshme: Dërgohen 31 udhëtarë të lënduar në aksident

0
258

Pas aksidentit të autobusit në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.

Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës, përcjell Express.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Më herët, lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona.

Aksideënti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dedesh”, në Komunën e Pejës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/spitali-i-pejes-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-dergohen-31-udhetare-te-lenduar-ne-aksident-532755/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here