shikoni se kush Esht Juristi kosovar që e mposhti AXOS-IN me dëshmi në Arbitrash

0
254

Kosova, para dy ditësh ia doli të fitoi një rast aspak të lehtë në Tribunalin e Arbitrazhit. Në fakt ishte padia më e madhe që i ishte bërë shtetit nga kompania gjermane AXOS për rastin e privatizimit të dështuar të Telekomit të Kosovës.

Kjo kompani në padinë ndaj Kosovës kishte kërkuar hiq më pak se 380 milionë euro dëmshpërblim me pretendimet se në mënyrë të paligjshme i ishte mohuar e drejta në privatizimin e Telekomit të Kosovës, shkruan Infokusi.

Por ka qenë pala mbrojtëse e Kosovës, e cila e ka dëshmuar të kundërtën dhe falë tyre shteti ka arritur të shpëtoj nga ky ndëshkim multi milionësh.

Rrjedhimisht, Kosova nuk i humbi 380 milionë por i fitoj afër 2 milionë euro me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës së Arbitrazhit, ndryshe nga rasti “Z Mobile” ku kompania vendore e vëllezërve Devolli e fitoj rastin ndaj Telekomit të Kosovës dhe tani e ka sjellë këtë kompani publike para falimentimit, pasi i obligohet operatorit Z- Mobil për 30 milionë euro.

Portali Infokusi ka arritur të siguroj vendimin e plotë të Arbitrazhit, ku ndër të tjera shprehimisht përmendet mbrojtja e Kosovës.

Në mënyrë specifike në këtë vendim përmendet shpesh profesor Qerim Qerimi, i cili me dëshmit bindëse që ka ofruar, ka rrëzuar pretendimet e avokatëve mbrojtës të kompanisë gjermane AXOS.

“Kosova ka ofruar dëshmi bindëse në dëshminë e profesor Qerimit dhe ligjeve relevante të Kosovës. Axos e ka sfiduar interpretimin e ligjeve të Kosovës dhe praktikës gjyqësore, por nuk ka ofruar dëshmie ekspertize në këtë aspekt”, thuhet shprehimisht në paragrafin 206 të këtij vendimi.

Ky është vendim i plotë i siguruar nga INFOKUSI:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here