NGA ZËNKA DERI TEK SULMI ME GRANATË DORE NË PRISHTINË

0
173

Një zënkë në mes dy personave ka përfunduar me sulm të njëri-tjetrit, me granatë dore.

Sontë rreth orës 19:00, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë, në një zënkë në mes dy personave ka rezultuar deri tek përdorimi i një granate dore.

Kështu ka thënë për Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, ka shkuar në vendngjarje duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Borovci ka bërë të ditur se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve është caktuar procedura hetimore.

“Rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një shpërthim në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore të ekzaminimit të vendngjarjes dhe atyre operative. Deri me tani janë evidentuar vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar ndonjë person i lënduar. Dyshohet që mjeti shperthyes të ketë qenë granatë dorë dhe të jetë hudhur nga një person në drejtim të disa personave të tjerë pas një konflikti të çastit mes tyre. Policia ka identifikuar disa nga personat qe dyshohet të jenë involvuar në këtë ngjarje. Dy nga këta persona janë arrestuar nga ana e policisë dhe ndaj tyre është inicuar procedura hetimore. Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore me qëllim sqarimin dhe ndriqimin e të gjitha rrethanave të rastit”, ka thënë Burovci për Insajderi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here