Një javë nga aksidenti i policëve. Ende rezulton i humbur Armend Trena

0
85

Këtë të shtunë janë bërë një javë që nga zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc. Kërkimet për Armend Trenën ende po vazhdojnë, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Edhe pse të premten, zhytësit kishin gjetur disa pjesë trupore, mjekësia ligjore rrëzoi mundësinë që po të njëjtat i takonin policit të zhdukur Armend Trenës. Sipas tyre, ato gjetje ishin mbetje shtazore.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë, në ditën e pestë të kërkimeve u gjet trupi i njërit polic.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e Malsor Dashit, të cilin rrjedha e lumit e kishte çuar 5 km larg vendit ku ndodhi aksidenti.

Ani pse u dëgjuan versione të ndryshme për gjendjen në të cilën ndodhej trupi i policit të ndjerë, prapë nuk u dha ndonjë version, duke u respektuar dhimbja e familjes dhe autoriteti i mjekësisë ligjore.

Trupi i pajetë i policit Malsor Dashi është dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe i është kryer autopsia.

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, dy pjesëtarët e policisë dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc.

Pjesë e kërkimit të dy policëve janë ekipet e FSK’së, të Policisë, si dhe vullnetarë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nje-jave-nga-aksidenti-i-policeve-ende-rezulton-i-humbur-armend-trena-532841/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here