Kasumit i ndalohet zhytja në Lepenc për tri ditët e ardhshme ja arsyeja

0
225

Njësitet e shpëtim-kërkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë si dhe shumë qytetarë të tjerë nesër pritet të nisin kërkimet pas një jave ku u zhdukën dy policët kosovarë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Për këtë të fundit, ende nuk kanë arritur ta gjejnë trupin e tij.

“Indeksonline” ka kontaktuar zhytësin e njohur kosovar, Ismail Kasumin për të mësuar se a do të inkuadrohet gjatë ditës së nesërme në kërkimin e trupit të Trenës.
Kasumi ka thënë se këtë nuk do të mund ta bëjë, pasi që sipas tij, ka probleme me shëndetin.

“Jo, me shumë gjasë unë nuk do të mundem të angazhohem nesër në kërkimin për trupin e policit, Armend Trenës. Më herët isha tek mjeku dhe ai më rekomandoi që 3-4 ditë të kem trajtim mjekësorë për shkak të një lëndimi që kam pësuar”, ka thënë Kasumi për “Indeksonline”.

Kujtojmë, se sot Kasumi nuk kishte qenë pjesë e njësive të kërkim-shpëtimit. Ndërsa, pikërisht sot njëherë u spekulua se u gjet trupi i Armend Trenës, mirëpo kjo doli të jetë e pavërtetë.

Më tej, institucionet përgjegjëse konfirmuan se në lumin Lepenc janë gjetur vetëm organe të shtazëve, pra nuk kanë pasur të bëjnë fare me rastin në fjalë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kasumit-i-ndalohet-zhytja-ne-lepenc-per-tri-ditet-e-ardhshme-532578/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here