Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj – Shtime, vdesin dy persona

0
223

Në rrugën Ferizaj-Shtime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 05:35 minuta, saktësisht në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas komunikatës të PK-së, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Po ashtu me këtë rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/aksident-me-fatalitet-ne-rrugen-ferizaj-shtime-vdesin-dy-persona-532597/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here