ZËDHËNËSI I POLICISË NË FERIZAJ MOHON LAJMET SE ËSHTË GJETUR TRUPI I ARMEND TRENËS

0
244

Raportimet e disa mediave se është gjetur trupi i policit tjetër, Armend Trenës, i ka demantuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.

Ai ka thënë për Insajderi, se ky raportim nuk është i saktë duke shtuar se kjo nuk i kontribuon për të mirë procesit të kërkimeve.

“Jo nuk është aspak i vërtetë ai lajm. Unë jam në vend të ngjarjes dhe nuk ka asgjë të re. Kërkimet ende po vazhdojnë dhe ende nuk ka asgjë të re sa i përket gjetjes së policit tjetër. Këto raportime që i bëri ajo media nuk i kontribojnë aspak procesit të kërkimeve”, ka thënë Gashi për Insajderi.

Gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i Malsor Dashit, i cili është varrosur gjatë pasditës së sotme./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here