Tri kompani hetohen për mashtrim me çmime të citostatikëve

0
101

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në bazë të informatave dhe dyshimeve për marrëveshje të ndaluara, kurdisje të ofertave në tenderët publikë ka ngritur procedurë hetimore ndaj tri ndërmarrjeve private për shkelje në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me citostatik nga lista esenciale e barnave.

AKK-ja do të hetojë ndërmarrjet “Redoni HM” “Exclusive Corporation” dhe “Exclusive” pasi ka dyshime se kanë ofruar çmim jo real të shitjes.

“Ministria e Shëndetësisë ndër vite sipas nevojave dhe kërkesave ka shpallur tender me procedurë të hapur për furnizim me barna nga Lista Esenciale, në të cilët tender ka qenë i përcaktuar në lloje të ndryshme bari IMAKREBIN – Imatinib Mesylate 400mg. Ky bari shpërndahet falas nga barnatorja qendrore e SHSKUK-së dhe përdoret nga pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda kanceroze dhe leukemisë. Kërkesat ndër vite (nga 2015 deri në vitin 2017) të MSH-së sipas evidencës sonë, të siguruara nga MSH, SHSKUK, Dogana e Kosovës, duket se janë të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“Po ashtu edhe çmimet e importuara për këtë bari janë të ndryshme, nga prodhues e vende të ndryshme. Sipas evidencës Furnizimi me këtë lloj bari ka filluar me kontratën publike kornizë të MSH-së në vitin 2012 dhe ka vazhduar deri më tetor 2017. Nëse bëjmë krahasimin e çmimeve të importit/shitje me pakicë dhe çmimeve të kontraktuara në tenderët publik vërehet se ekziston dyshimi se kompanitë kanë ofruar çmim jo real të shitjes, krahasuar me çmimet doganore të importuara”, thuhet më tej.

Dyshimet e AKK-së janë mbi atë se ndërmarrjet kanë arritur Marrëveshje të ndaluar ndërmjet operatorëve ekonomik ose janë koordinuar për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre të cilët në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve për blerësit në këtë rast “autoritetet kontraktuese” të cilët kanë pasur nevojë të sigurojnë produktet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik për Listën Esenciale të barnave.
“Sipas evidencës sonë në ofertat tenderuese ka sinjale se këto ndërmarrje kanë aplikuar metodën apo parimin e rotacionit në kurdisje të tenderëve në të qenurit fitues”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/tri-kompani-hetohen-per-mashtrim-me-cmime-te-citostatikeve-532399/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here