Derisa në Kaçanik po bëhej ceremonia për Malësor Dashin, kjo po ndodhte në lumin Lepenc

0
694

Iu është dhënë lamtumira e fundit policit nga Kaçaniku, Malësor Dashit, i cili u aksidentua të shtunën dhe më pas u zhduk bashkë me kolegun e tij, Armend Trena, raporton Gazeta NewBorn.

Qindra qytetarë, kolegë, familjarë, miq morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse për Malësor Dashin. Mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i PDK-së dhe njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai gjatë ceremonisë mbajti një fjalim të shkurtër. Por derisa në fshatin Stagovë po bëhej varrimi për Malësorin, në lumin Lepenc po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit tjetër të policit të zhdukur, Armend Trenes/Gazeta NewBorn/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here