A ishte gjithçka në rregull me veturën që u aksidentuan dy policët. Çfarë thotë shefi i policisë

0
104

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë sot se sipas prokurorit, nuk ka pasur ndërhyrje kriminale nga ndonjë faktor tjetër në aksidentin e dy policëve, trupi i njërit prej të cilëve është gjetur dje në Lepenc

Rexha gjatë raportimit të Komisionin për Punë të Brendshme, ka theksuar se automjeti me të cilin kanë qenë duke lëvizur policët, ishte teknikisht në rregull dhe se nuk ka pasur ndërhyrje nga ndonjë faktor i jashtëm në automjet.

“Nga momenti i ndodhjes së rastit e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe procedurale. Policia në fillim është marrë me administrimin e aksidentit, pastaj është fokusuar në gjetjen e trupave. Nuk ka pasur kurrfarë ndërhyre nga asnjë faktor i jashtëm në automjet. Automjeti del teknikisht në rregull, duke nënkuptuar sistemet funksionale me te cilat ai duhet të funksionojë. Të gjitha veturat tona i kanë lejet e qarkullimit të cilat i lëshoje pas kontrolleve teknike. Punëtoritë tona mobile janë në teren në shërbim të zyrtarëve tanë dhe mjeteve të tyre”, ka thënë Rexha.

Kujtojmë se policët Malësor Dashi dhe Armend Trena, ishin aksidentuar ditën e shtunë ndërsa vetura e tyre kishte rënë në rrjedhën e lumit Lepenc.

Dje pas gjashtë ditësh kërkim, trupi i pajetë i Malësor Dashit është gjetur rreth 5 km larg vendit të aksidentit, kurse sot po vazhdojnë kërkimet edhe për Armend Trenën.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-ishte-gjithcka-ne-rregull-me-veturen-qe-u-aksidentuan-dy-policet-cfare-thote-shefi-i-policise-532314/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here