Trupi i gjetur në Lepenc dyshohet se është i policit Armend Trena

0
526

Në këto momente zhytësit në lumin Lepenc e kanë gjetur një trupin e njërit nga policët. Gazeta Express, mëson së trupi i gjetur është i policit Armend Trena.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur një trup të pajetë gjatë kërkimit për dy policët e zhdukur në ditën e gjashtë të kërkimeve.

Ekipet e kërkimit janë parë duke e nxjerrë një trup nga lumi. Dyshohet se trupi i pa jetë është i policit Armend Trena.

Ndërkohë,zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, konfirmoi për Express, se një trup i pajetë i gjetur në Lepenc, i përket njërit nga policët që po kërkoheshin që nga e shtuna.

“Një trup i njërit nga zyrtarët e policisë është gjetur pak kilometra larg vendit të ngjarjes në drejtim të Hanit të Elezit”, tha zëdhënësi Gashi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trupi-i-gjetur-ne-lepnc-eshte-i-policit-armend-drena-532019/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here