I varuri në Gjakovë, u var para dy muajve dhe askush nuk e gjeti

0
212

Ilir Rizvanolli, që u gjet i varur mbrëmë në lokalin e tij në Gjakovë, dyshohet se është varur para dy muajve, që nga koha kur është zhdukur. Por, për zhdukjen familjarët nuk kishin bërë asnjë denoncim

Lajmin për gjetjen e trupit e ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës dhe kanë thënë se trupi është dërguar për obduksion.

Komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”.

Gazeta Express merr vesh se personi që u gjet mbrëmë i varur quhet Ilir Rizvanolli dhe i njëjti dyshohet se ka qëndruar i varur për dy muaj, pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

Burime të Express bëjnë të ditur se përkundër zhdukjes për 2 muaj, familja e tij nuk ka bërë denoncim në polici.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/i-varuri-ne-gjakove-u-var-para-dy-muajve-dhe-askush-nuk-e-gjeti-531866/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
GAZETAEXPRESS
E enjte, 03 Maj 2018 09:59

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here