Çfarë u tha gjatë përplasjes së sotme mes Qunit e Halitit për markat e luftës

0
174

Anton Quni ka paraqitur disa fakte për Halitin, ky i fundit i demanton

Kuvendi i Kosovës, u mblodh për të shqyrtuar shumë pika të rendit të ditës.

Por deputeti i LDK-së, Anton Cuni, ka një arsye më të vecantë pse erdhi të enjtën në Kuvend.

Me vete ka sjellë faktet që sipas tij dëshmojnë që nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka marrë gjatë luftës 8 milion marka gjermane.

Kopjet e këtyre letrave, që Quni i quan fakte, ia la Halitit në sekretarinë e Kuvendit, por nuk mjaftoi me keq.

Ia tha edhe në fillim të seancës.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Halitit. I cili duke ironizuar me akuzën e Qunit e ka mohuar një gjë të tillë.

Por debati vazhdoi sërish mes dyshes, kur Haliti konsultoi letrat e Cunit dhe kuptoi se shifrat nuk përputhen me akuzat.

Përkundër isistimit të Halitit, Cuni nuk deklaroi për cfarë shifrash bëhët fjalë.

Njejtë veproi edhe kur u pyet, nga televizioni 7.

Ai nuk foli duke u arsyetuar me profesionin prej ushtaraku që nuk lejon nxjerrjen e sekreteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here