A e dini pse ndodhet kjo vrimë e vogël afër kamerës së iPhone?

0
526

Të gjithë kanë dëshirë të kenë një pajisje të mirë teknologjike dhe kur flasim për celularë, emri i vetëm që të bie ndërmend është iPhone.

I prodhuar nga kompania lider dhe më e suksesshme në botë – Apple – iPhone është tashmë celulari më i shitur në botë.

Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple – dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, për të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben.

Sigurisht e keni vërejtur vrimën e vogël afër kamerës, prapa celularit iPhone. Ajo vrimë është në fakt një mikrofon dytësor. Por ky mikrofon nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës.
Kur flisni me dikë në celular, mund të ketë zhurma në prapavijë – si automjete për shembull – të cilat e bëjnë komunikimin më të vështirë.

Ky mikrofon është për të filtruar këto zhurma jashtë thirrjes, duke përdorur sistemin e avancuar të zërit në iPhone 5 dhe modelet pas tij.

Dhe kjo vrimë e vogël ju jep një eksperiencë të pastër thirrjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here