Selimi zbulon mashtrimin për liberalizimin e vizave, “godet” Haradinajn

0
145

Me qeverinë aktuale korrupsioni veç sa po rritet e po trashet’’, ka thënë Rexhep Selimi për gazetën ‘’Bota sot’’
Nga data 3-5 maj, në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ramush Haradinaj, në fillim të mandatit të tij, deklaronte se liberalizimi i vizave do të ndodhë në tre muajt e parë të qeverisjes së tij.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha kishte thënë se këtë vit do të bëhet liberalizimi i vizave. Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, poashtu kishte deklaruar se këtë vit qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza.

Por, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një prononcim dhënë gazetës ‘’Bota sot’’, i ka cilësuar si deklarata mashtruese e manipuluese që po ju bëhen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

‘’Është bërë praktikë e vazhdueshme e qeverive të Kosovës që t’i manipulojnë qytetarët dhe të mos japin llogari asnjëherë. Madje këtë praktikë të manipulimit ata e cilësojnë si shkathtësi të tyre. Këto deklarime që ju po ju referoheni janë veç një episod i radhës i mashtrimeve dhe manipulimeve që po ju bën pushteti qytetarëve të Kosovës. Ka disa vite që ata kanë premtuar liberalizim të vizave, kanë premtuar Forcat e Armatosura të Kosovës, kanë premtuar qindra mijëra vende të reja të punës kanë premtuar zhvillim ekonomik e integrim. Por në krejt ketë kohë ka ndodhur e kundërta. Madje, asnjëra nga qeveritë nuk dallojnë nga njëra-tjetra sa i përket premtimeve të rrejshme, duke e përfshirë edhe qeverinë aktuale’’, ka thënë Selimi.

Tutje, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit nuk ka qenë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave.

‘’Ratifikimi i Demarkacionit nuk ishte kushti i vetëm për liberalizimin e vizave. Madje edhe vetë procesi i ratifikimit të demarkacionit ka qenë korruptiv. Pikërisht me korrupsion janë arritur disa vota të deputetëve për demarkacionin. Kështu që nëse do të jetë kusht luftimi i korrupsionit atëherë i bie që ne jemi akoma më larg arritjes së liberalizimit të vizave. Me qeverinë aktuale korrupsioni veç sa po rritet e po trashet’’, përfundon Rexhep Selimi për gazetën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here