RREZIKOHET JETA E FËMIJËVE PËRSKAJ LUMIT LEPENC (FOTO)

0
122

Kalimi përskaj lumit Lepenc mund t’i marrë jetën pothuajse çdo personi.

Më të rrezikuar sigurisht se janë vetë fëmijët, të cilët kalojnë në atë pjesë pa asnjë pjesë mbrojtëse.

Pas aksidentit të së shtunës, ku dy policë me veturën e tyre dyshohet të kenë përfunduar në lumin Lepenc dhe rezultojnë të humbur që nga ajo natë, e gjithë vëmendja institucionale dhe qytetare është drejtuar po në atë vend, raporton Indeksonline.

Por nëse shihni disa fotografi të realizuar nga fotografi i Indeksonline në po të njëjtin vend, e kuptoni se sa rrezikshmëri e lartë është ecja në afërsi të këtij lumi.

Sot Policia e Kosovës ka bërë një apel publik për të gjithë banorët e kësaj zone që të kenë kujdes përgjatë qarkullimit, në veçanti të tregohet kujdes ndaj fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here