Policia flet për të dyshuarin kryesor lidhur me dy policët e zhdukur

0
179

Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve të cilët supozohet se kanë rënë në lumin Lepenc, pas aksidentit i cili ndodhi të shtunën mbrëma, raporton Gazeta NewBorn.

Gjatë ditës së djeshme media të ndryshme raportuan duke hedhur në pah edhe emrin e personit sipas tyre i cili është i dyshuari kryesor i cili lidhet me këtë ngjarje.

Për detajet e fundit dhe për këtë person të dyshuar Gazeta NewBorn, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, konkretisht zëdhënësin e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashin.

Gashi ka thënë se nuk mund të jep detaje për emrin e personit të dyshuar (Basri Thaçit), derisa për kërkimet ka thënë se janë duke vazhduar ende dhe se po marrin pjesë rreth 150 persona nga autoritete të ndryshme.

Ai tha se deri në këto momente nuk ka ndonjë gjë të re rreth fatit të dy policëve të zhdukur.

”Për atë person pyetne prokurorin. Kërkimet janë duke vazhduar, janë të përfshirë rreth 150 persona nga mekanizma të ndryshëm. Deri më tani nuk ka detaje të reja”, tha Gashi për Gazetën NewBorn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here