KUSH DO TË JETË NË KRYE TË PARTISË SË RE? – PËRGJIGJA E DARDAN SEJDIUT

0
195

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka folur rreth krijimit të partisë së re, ku gjatë ditës së djeshme është publikuar Deklarata e Parimeve të kësaj partie.

Sejdiu ka treguar se ende nuk janë caktuar kryesia e partisë si dhe postet e tjera të larta. Ka thënë se këto çështje do të definohen gjatë këtij muajit.

“Këto janë diskutime që po bëhen, për momentin ajo që dihet është vetëm shefi i grupit parlamentar, ku jam emëruar unë dhe është një vendim që tashmë është marrë. Ndërkaq sa i takon kryetarit nënkryetarëve, sekretarit dhe organeve të tjera të kryesisë po besoj që gjatë muajit maj do të definohen të gjitha”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

Sejdiu mes tjerash ka treguar se cili do të jetë dallimi i këtij subjekti të ri politik me partitë e tjera në Kosovë. Ai ka thënë se subjekti i tyre do të jetë bartës i socialdemokracisë në Kosovë.

“Me deklaratën e parimeve që dje e publikuam u munduam të shpërfaqim çfarë do të përfaqësojmë. Një koncept socialdemokrat i qendrës së majtë që do të punoj që politikat të jenë në interes të përgjithshëm, dhe që të dalim nga ky kurth që jemi tash e sa vite”, tha Sejdiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here